image Cameron: Rusia përmes veglës së saj Serbisë, po do ta destabilizojë rajonin

Politikë

Cameron: Rusia përmes veglës së saj Serbisë, po do ta destabilizojë rajonin

news image

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Camron, pasditen e së martës gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit britanik, ka treguar sërish se sulmi terrorist në Banjskë dhe takimi me trupat britanike që kanë zbarkuar në Kosovë në kuadër të KFOR-it, qenë ndër arsyet kryesore të vizitës madhore në Kosovë, javën e parë të vitit.

Rasti i Banjskës dhe jo vetëm, sipas Cameron, duhet t’i shërbejë perëndimit për ta rishikuar qasjen e tij ndaj zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, natyrisht edhe në Kosovë, i bindur edhe për qëllimet e Rusisë për destabilizim, për të cilat tha se po përdorë veglat e saj në Ballkan, përfshi Serbinë.

“Pozicioni i perëndimit ndaj Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor është marrë në një kohë para invazionit rus në Ukrainë dhe duhet të mendojmë shumë se çfarë ka ndryshuar sepse padyshim se Rusia dëshiron që të bëjë më shumë për ta destabilizuar Ballkanin, dëshiron të bëjë më shumë përmes veglave të saj, përfshirë Serbinë, dëshiron ta shndërrojë atë zonë në një vend më pak të sigurt, andaj ne duhet të ngremë lojën tonë, rreth asaj që mund të bëjmë për ta mundur atë”, u shpreh Sekretari i Jashtëm britanik.

Gjatë raportimit të së martës u bë zyrtarisht e ditur se një shtet nga 5 vendet aleate, jo Mbretëria e Bashkuar, ka përfunduar raportin e detajuar mbi ngjarjet e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, por nuk ka vullnet për t’i shpalosur gjetjet. 

/GazetaSinjali/