Seanca e radhës për ecurinë e çështjes, Pjetër Shalës, i njohur si komandant “Ujku” do të mbahet nesër, më 23 prill, duke filluar nga ora 11:00, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu është bërë e ditur në një njoftim të publikuar në webfaqen e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Shala për herë të parë në Gjykatën Speciale u paraqit tri ditë më parë, më 19 prill, ku u deklarua i pafajshëm.
Shala akuzohet se ka kryer krime lufte në fabrikën e metalit në Kukës, së bashku me pjesëtarë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Bashkë me Sabit Gecin dhe Xhemshit Krasniqit, Shala dyshohet se ka prangosur dhe i ka dërguar në qeli disa persona, në mënyrë të kundërligjshme.
Sipas aktakuzës së ngritur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, ai dyshohet se ka keqtrajtuar të ndaluarit në qeli, duke i rrahur me mjete të ndryshme.
Shala ngarkohet me akuza për vrasje të paligjshme, torturë, ndalim arbitrar dhe trajtim mizor.
Për këto akuza, Pjetër Shala ishte arrestuar me 16 mars në Belgjikë, ndërsa ishte transferuar në Hagë me datë 15 prill të këtij viti./Gazeta Sinjali/