Më 28 tetor të këtij viti është caktuar mbajtja e seancës së dytë dëgjimore për ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, i akuzuar për krime lufte.
Lajmin e kanë bërë të ditur nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs në Hagë.
Kjo seancë dëgjimore do të mbahet në prani të prokurorit special dhe mbrojtjes.
Aktakuza kundër Mustafës u konfirmua më 12 qershor të këtij viti, ndërkaq arrestimi dhe transferimi i tij për në Hagë u bë më 24 shtator.
Seanca e parë dëgjimore ndaj Salih Mustafës, u mbajt më 28 shtator, një muaj para ditës kur është planifikuar seanca e dytë./Gazeta Sinjali/