image Caktohet masa e ndalimit ndaj dy zyrtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës

Drejtësi

Caktohet masa e ndalimit ndaj dy zyrtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës

news image

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e ndalimit policor për 48 orë ndaj dy zyrtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmi u bë i ditur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes një komunikate për media.

“Prokuroria Themelore e Prishtinës njofton opinionin publik se me urdhër të saj është shoqëruar për intrevistim drejtori i përgjithshëm dhe një zyrtare e Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.”

Të lartcekurit janë shoqëruar në Polici për tu intervistuar lidhur për veprimet që dyshohet se ata i kanë kryer. Me aktvendim të prokurorit të shtetit të lartcekurit janë ndaluar për 48 orë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Kjo prokurori sqaron se shoqërimi në polici i Krasniqit dhe asistentes së tij nuk ka të bëjë asgjë me rastin e Ministrisë së Bujqësisë.

Gazeta Sinjali ka raportuar sot për shoqërimin në polici të Lavdim Krasniqit, drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe asistentes së tij me inicialet M.B.

Krasniqi dhe asistentja e tij po akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar./Gazeta Sinjali/