image Caktohet konferenca e radhës për rastin Gucati-Haradinaj

Drejtësi

Caktohet konferenca e radhës për rastin Gucati-Haradinaj

news image

Të premten duke filluar nga ora 11:00, në Hagë do të mbahet konferenca e radhës e rasti ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 në Prishtinë dhe u transferuan në njësinë e paraburgimit të DHSK-së.

Aktakuza ndaj ish-krerëve të OVL të UÇK-së u konfirmua më 11 dhjetor 2020 dhe u bë publike më 14 dhjetor 2020.

Sipas aktakuzës, midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, në tri konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale, Gucati dhe Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur me Ligjin e Dhomave të Specializuara, ndër të cilat edhe të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve të mundshëm.

Seanca e paraqitjes së parë të Haradinajt dhe të Gucatit, si të dyshuar, para gjykatësit të vetëm, Nikola Giju ( Nicolas Guillou), u mbajt më 29 shtator 2020 dhe 1 tetor 2020.

Më 11 dhjetor 2020, gjykatësi i Procedurës Paraprake, Giju, konfirmoi aktakuzën kundër dy të akuzuarve.

Seancat e paraqitjes së parë të Gucatit dhe Haradinajt u mbajtën më 18 dhjetor 2020 para gjykatësit të procedurës paraprake.

Gucati u deklarua i pafajshëm në lidhje me të gjitha pikat e aktakuzës, ndërsa Haradinaj vendosi të deklarohet në lidhje me fajësinë ose pafajësinë brenda 30 ditësh. Në paraqitjen e mëtejshme, më 8 janar 2021, Haradinaj nuk u deklarua në lidhje me fajësinë ose pafajësinë.

Bazuar në rregullore, gjykatësi i procedurës paraprake bëri deklarimin në emër të të akuzuarit se është i pafajshëm. Më 9 prill 2021, prokurori i specializuar e dorëzoi si rreptësisht konfidenciale dosjen paraprake në këtë çështje./Gazeta Sinjali/