16 dhjetori është caktuar data ku Gjykata Speciale do ta jep vendimin për Salih Mustafën.
Lajmi është konfirmuar nga Dhomat e Specializuara të Hagës.
Vendimi do të shpallet nga ora 09:00 deri në 10:30.
Salih Mustafa i njohur si Cali po akuzohet për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë e vrasje të paligjshme.
Prokuroria e Specializuar ka kërkuar dënim prej 35 vjetësh për Salih Mustafën.