image Caktohet data e ndeshjes së shtyrë mes Manchester United – Liverpool

Futboll

Caktohet data e ndeshjes së shtyrë mes Manchester United – Liverpool

news image

Ndeshja e paraparë të luhej të dielen, mes Manchester United dhe Liverpool në Premierligë është shtyer për shkak të protestave të fansave të “djajve të kuq”, transmeton Sinjali Sport.

Fansat e Manchester United po protestonin para ndeshjes për pakënaqësitë e tyre në lidhje me pronarët e klubit të United, familjen Glazers.

Situata e protestës eskaloi dhe kjo e detyroi Premierligën që të shtyjë datën e zhvillimit të derbit për një ditë tjetër për shkaqe sigurie.

Data e caktuar për derbin më të madh anglez është 13 maj, përkatësisht të enjten tjetër./Gazeta Sinjali Sporti/