Ministri në detyrë i Shqipërisë për Punë të Jashtme dhe Evropë, Gent Cakaj, Gent Cakaj, ka komentuar akuzat që po i bëhen për angazhimin e tij në “ndarjen e Kosovës”. Cakaj ka thënë se në Kosovë ka mbidozë të konspiracionit.
Sipas tij, këto akuza po bëhen nga ata që po e përçajnë popullin në emër të bashkimit kombëtar.
“Republika e Shqipërisë nuk është pjesë e grupit negociator të Kosovës dhe nuk mund të bëjë marrëveshje as të përcaktojë territore, nuk jemi në pozicion për ratifikim të marrëveshjes. Si po i preka hartat Shqipëria në emër të Kosovës për ata që përçajnë kombin duke u thirrur në bashkim kombëtar”, është shprehur Cakaj.
Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje ka pasur në agjendën e saj thellimin e hendekut mes Kosovës dhe Shqipërisë.
“Kryeministri Rama e tha në konferencë për shtyp thënien e Fishtës se ‘shqiptarët janë siç i do hasmi’. Në vend që të ketë bashkërendim në mes të Kosovës dhe Shqipërisë ka pasë agjendë për të thelluar hendekun. Dikush e ka bërë në emër të patriotizmit. Kush e ka bërë dihet, është e qartë cilat janë adresat dhe kush flet me kësi gjuhe dhe kush parti në Kosovë dhe disa të kolegë të tyre në Shqipëri janë makineri e propagandës e shpifjes dhe dezinformimit”, tha ai në Rubikon.=./Gazeta Sinjali/