image Cakaj thotë se në OKB Shqipëria po angazhohet për njohjen e Kosovës

Deklaratë/ Cakaj thotë se në OKB Shqipëria po angazhohet për njohjen e Kosovës

news image

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj,  teksa ka folur për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka theksuar se gjatë qëndrimit në New York, Shqipëria po punon për të siguruar njohje për shtetin e Kosovës.

“Gjatë takimeve të shumta në New York do të punojmë veçanërisht në shërbim të njohjeve të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se përpjekjet e Shqipërisë janë drejtuar kah sigurimi i mbështetjes së shteteve të ndryshme për kandidaturën e Shqipërisë për vendin e anëtarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit.

“Marrë parasysh ambicien e Shqipërisë për të siguruar vendin e anëtarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit 2022-2023, një pjesë e konsiderueshme e përpjekjeve të delegacionit shqiptar do të drejtohet pikërisht kah sigurimit të mbështetjeve politike të vendeve të ndryshme pjesëmarrëse për kandidaturën tonë! Si bartëse e shumë nismave rajonale, anëtare e NATO-s dhe kryesuese e ardhshme e OSBE-së, Shqipëria jo vetëm ka dëshmuar besueshmërinë e lartë në rrafshin shumëpalësh në përgjithësi por ofron edhe një program pothuajse të pazëvendësueshëm për vendin e anëtarit jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit në veçanti”, ka shkruar ai.

Cakaj ka thënë se do të bisedojnë edhe për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE./Gazeta Sinjali/