image Cakaj tregon se çka bisedoi me Richard Grenell në Shtëpinë e Bardhë

Rajon

Cakaj tregon se çka bisedoi me Richard Grenell në Shtëpinë e Bardhë

news image

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj pasi ka vizituar Uashintonin tha se ka marrë mesazhin se nuk ka marrëveshje sekrete në mes Kosovës dhe Serbisë.

Cakaj në një konferencë për media, pas takimeve në Kosovë me krerët institucionalë dhe politikë tha se nuk do të ketë shkëmbim të territoreve

Diplomati shqiptar kërkoi që të ndalen, siç i quajti ai, abuzimet me deklaratat se SHBA-ja po lobon për një marrëveshje të dëmshme për Kosovën.

Vizita ime në Uashington ka qenë e planifikuar shumë më herët, por për shkak të pandemisë është shtyrë. Nuk ndërlidhet drejtëpërejt me Kosovën por edhe një varg çështjesh bilaterale mes Shqipërisë dhe SHBA-së. E para nuk ka marrëveshje sekrete dhe nuk ka nevojë te abuzohet me të, e dyta nuk ka ndarje të territorit të Kosovës. Nuk bën plane askush, e as Shqipëria në llogari personale për të ndarë Kosovën. Edhe e treta nuk ka nxitim për arritjen e një marrëveshjeje finale për Kosovën dhe Serbinë për politikë elektorale”, tha ai. /Gazeta Sinjali/