Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka marrë pjesë sot në Konferencën e Nivelit të Lartë për Perspektivën Evropiane në Selanik.
Ai ka nënvizuar rëndësinë e veçantë të liberalizimit të vizave për Kosovën.
“Nënvizuam rëndësinë e veçantë të liberalizimit të vizave me Republikën e Kosovës jo vetëm për qytetarët e saj, por edhe për të ruajtur besueshmërinë e BE-së në rajon”, ka shkruar Cakaj në Facebook.
Tutje ai ka theksuar domosdoshmërinë për të çelur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Theksuam domosdoshmërinë për të çelur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: kjo masë është thelbësore për të thelluar reformat e brendshme, forcuar procesin e bashkëpunimit rajonal e lartësuar frymën Evropiane në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi”, ka shkruar ministri Cakaj.
Në fund, ai tha se të gjithë pjesëmarrësit në këtë takim mbështesin pa hezitime hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE për Shqipërinë menjëherë, sipas meritave të saj madhore./GazetaSinjali/