image Cakaj në Forumin Ekonomik dhe Mjedisor të OSBE-së

Shqipëri

Cakaj në Forumin Ekonomik dhe Mjedisor të OSBE-së

news image

Ministri në detyrë i Shqipërisë për Punë të Jashtme dhe Evropë, Gent Cakaj, ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik dhe Mjedisor të OSBE-së, në të cilin njofton se është diskutuar gjerësisht rëndësia e përdorimit të teknologjive të reja dhe platformës digjitale në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Sipas kryediplomatit Cakaj, një ndër parimet kryesore të Shqipërisë gjatë mandatit të kryesimit të OSBE-së do të jetë promovimi i sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik nëpërmes luftës kundër korrupsionit.

“Mënyrat e ruajtjes së privatësisë dhe sigurisë kibernetike, lufta kundër mashtrimeve në sistemet financiare, shfrytëzimi i teknologjisë në shërbim të llogaridhënies publike e transparencës institucionale janë prej çështjeve kryesore në shtjellim e sipër prej ekspertëve të fushave dhe përfaqësuesve të lartë të vendeve pjesëmarrëse”, ka shkruar Cakaj në Facebook.

Si kryesuese e radhës e OSBE-së, ai vlerëson se Shqipëria është duke e kryer detyrën e saj për nxitjen e bashkëpunimit mes vendeve pjesëmarrëse në funksion të përdorimit efektiv të teknologjisë kundër korrupsionit./Gazeta Sinjali/

Në Forumin Ekonomik dhe Mjedisor të OSBE-së biseduam gjerësisht për rëndësinë e përdorimit të teknologjive të reja dhe…

Posted by Gent Cakaj on Thursday, September 10, 2020