image Cakaj: Kur është në pyetje UÇK-ja duhet të përgjigjemi si një komb

Shqipëri

Cakaj: Kur është në pyetje UÇK-ja duhet të përgjigjemi si një komb

news image

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj deklaroi sot se kur është në pyetje Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nuk duhet të përgjigjemi si shumë parti, as si dy shtete, por si një komb.

Cakaj priti sot në një takim ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shqipëri, i cili njëherësh është një prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nait Hasani.

Takimi u përqendrua në biseda që lidhen me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rëndësinë e patjetërsueshme të përpjekjes së përbashkët në mbrojtje të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Nder i veçantë takimi me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shqipëri, një prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nait Hasani. Biseduam për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rëndësinë e patjetërsueshme të përpjekjes së përbashkët në mbrojtje të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kur është në pyetje Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nuk duhet të përgjigjemi si shumë parti, as si dy shtete, por si një komb”, theksoi Cakaj në një reagim lidhur me takimin.

/Gazeta Sinjali/