image Hasani për masakrën e Reçakut: Atë që nuk e bënë institucionet e Kosovës me kohë, e bëri sot ministri Cakaj

Reagim/ Hasani për masakrën e Reçakut: Atë që nuk e bënë institucionet e Kosovës me kohë, e bëri sot ministri Cakaj

news image

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ka reaguar lidhur me deklaratat e fundit të liderëve serbë, përmes të cilave ata po e mohojnë masakrën e Reçakut.

Hasani thotë se Serbia po e bën këtë duke e shfrytëzuar mungesën e kallëzimeve penale nga shqiptarët për krimet dhe gjenocidin e Serbisë në Kosovë.

“Serbia mohon krimet, mohon Reçakun, mohon gjenocidin e bërë në Kosovë, duke shfrytëzuar harresën kohore dhe neglizhencën e shqiptarëve në mungesën e kallzimeve penale për gjenocid nga shteti i Kosovës. Këtë Serbia sot po e bënë përmes presidentit Vuçiq, ish-pjesëmarrës i krimeve monstruoze në Bosnje e Kosovë. Kur nga miqtë tanë tashmë, nga bashkësia ndërkombëtare po kërkohet paqe e dialog mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ambasadori në Facebook.

Tutje, Hasani thotë se atë që nuk e bënë me kohë institucionet e Kosovës, e bëri sot ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj.


“Po atë që se bënë institucionet e Kosovës me kohë e thotë ministri i Jashtëm i Shqipërisë Gent Cakaj, sot në marrjen e kryesimit të OSBE-s në Brasticllavë, në kryeqytetin Sllovak, duke e akuzuar presidentin e Serbisë Vuçiç, para ministrave të jashtëm të OSBE-s, për falsifikim e mashtrim të historisë dhe fshehjes të krimeve e gjenocidin serb në Kosovë. Ministri Shqiptar i jashtëm, Gent Cakaj Vuçiçin e quan një, “Josef Gebelsi” i regjimit të Millosheviqit tani është shndërruar edhe në kampion të mohimit dhe nënvlerësimit të krimeve në Kosovë”, tha Hasani.

Ai tha se akterët ndërkombëtarë duhet të dënojnë shtrembërimet e pështira të vërtetës historike, që fyejnë viktimat dhe përpjekjet për pajtim.

Nga institucionet e shtetit të Kosovës, Hasani kërkon ta thonë në çdo institucion ndërkombëtar, të vërtetën për krimet Serbe në Kosovë dhe të procedojnë menjëherë me kallëzime penale e dënime të krimeve të bëra nga policia e ushtria serbe, në Kosovë./Gazeta Sinjali/