Ministri Jashtëm në detyrë në Shqipëri, Gent Cakaj, ka thënë se Qeveria e Shqipërisë ka qenë e zëshme për Kosovën në arenën ndërkombëtare.
“I kemi dhënë zë arenën ndërkombëtare çështjes së Kosovës”, është shprehur Cakaj
Cakaj gjithashtu ka theksuar se mes Kosovës dhe Shqipërisë ka pasur një përafrim, që sipas tij koalicioni i partive politike shqipatare në Luginën e Preshevës, ka qenë një sukses i Shqipërisë dhe Kosovës.
“Koalicioni i partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës, është një sukses tjetër i yni pasi që është bërë për herë të parë një gjë e tillë”, ka theksuar Cakaj në Debat Plus.
Ai gjithashtu tha se Kosova dhe Shqipëria po punojnë për hapjen e konsullatave të përbashkëta në Stamboll, Toronto dhe në njërën nga qytetet e Gjermanisë./ Gazeta Sinjali/