image Cakaj i shkruan letër kompanisë Apple, i kërkon vendosjen e Kosovës në hartë

Shqipëri

Cakaj i shkruan letër kompanisë Apple, i kërkon vendosjen e Kosovës në hartë

news image

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka njoftuar se i ka dërguar një letër drejtorit ekzekutiv të kompanisë Apple, Tim Cook, për t’i kërkuar që të marrë masa për të paraqitur kufijtë e saktë të Kosovës në shërbimin e Apple Maps.

Sipas tij, Republika e Kosovës është njohur prej shumicës së shteteve të botës demokratike dhe shpallja e pavarësisë së Kosovës është në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar, transmeton Gazeta Sinjali.

“Ndaj, presim që Apple Inc. të marrë vendimin e drejtë duke vendosur kufijtë e Republikës së Kosovës në hartat e shërbimeve të saj. Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për Republikën e Kosovës në mënyrë të pakushtëzuar e në çdo rrethanë…”, ka shkruar ndër të tjera Cakaj./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/cakajgent/photos/a.2300907456845549/2681114155491542/?type=3&theater