Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Gent Cakaj, ka zhvilluar sot një mbledhje virtuale me Kongresmenin amerikan, Eliot Engel, shkruan Gazeta Sinjali.
Cakaj lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook gjersa shtoi se Engel e siguroi se do të punojë ngushtë me Administratën Biden për t’i dhënë vëmendjen e duhur Kosovës, Shqipërisë e shqiptarëve.
Engel gjithashtu pohoi se Kosova e Shqipëria gjithmonë do të kenë një vend të veçantë në zemrën e tij.
Cakaj më tej, shprehu mirënjohjen për çdo gjë që ka bërë deri më sot Kongresmeni, nga kundërshtimi i regjimit të Millosheviçit, deri tek mbështetja e Kryesisë Shqiptare të OSBE-së.