image Cakaj: BE ka vendosur hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë

Politikë

Rajoni/ Cakaj: BE ka vendosur hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë

news image

Ministri për Evropë dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka njoftuar se Bashkimi Evropian ka hapur negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Të dua përtej fjalëve, Shqipëri! Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme tashmë ka vendosur çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkim Evropian me Shqipërinë”, ka shkruar Cakaj në Facebook.

Kryediplomati shqiptar këtë lajm e ka quajtur moment kthese dhe zhvillim madhor historik të Shqipërisë.

“Mes këtyre ditëve të vështira, ky është një zhvillim madhor historik në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së e në të mirë të kombit shqiptar në përgjithësi. Ky është një moment kthese për jetësimin e ëndrrës sonë historike: Shqipëria anëtare e familjes së vendeve të Bashkimit Evropian”, ka përfunduar Cakaj./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/cakajgent/photos/a.2300907456845549/2576279715974987/?type=3&theater