image Cakaj: BE duhet t'ju mundësojë lëvizjen e lirë shtetasve të Republikës më të re të Evropës

Shqipëri

Cakaj: BE duhet t’ju mundësojë lëvizjen e lirë shtetasve të Republikës më të re të Evropës

news image

Ministri i Shqipërisë për Punë të Jashtme dhe Evropë, Gent Cakaj ka folur për liberalizimin e vizave ndaj Kosovës që nuk ka ndodhur deri më tani, që sipas tij ky është një proces i stërvonuar nga Bashkimi Evropian, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se liberalizimi i vizave për Kosovën është një proces i stërvonuar dhe Bashkimi Evropian duhet t’ju mundësojë sa më parë lëvizjen e lirë shtetasve të Republikës më të re të Evropës.

Këtë deklaratë Cakaj e ka bërë në konferencën ndërkombëtare: “Të rinjtë, migracioni dhe sfidat demografike në Ballkanin Perëndimor”, pasi ishte i ftuar nga ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Mass. /Gazeta Sinjali/