image Cakaj: Bashkimi kombëtar nuk përkon me realitetin politik

Kosovë

Cakaj: Bashkimi kombëtar nuk përkon me realitetin politik

news image

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka folur lidhur me idenë e bashkimit kombëtar, teksa ka thënë se nuk është e mundur të zbatohet një projekt i tillë, shkruan Gazeta Sinjali.

Cakaj ka thënë se ideja e bashkimit territorial mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk përkon me rrethanat politike

Çështja e bashkimit kombëtar nuk përkon me rrethanat objektive. Ne jemi në një rrethanë jemi krejtësisht të posaçme. Unë me politikën e Shqipërisë e kam parë të arsyeshme për bashkërendimin institucional me Kosovën. Prandaj jemi tu vazhduar çështjen e hapësirave të konsullatave në shtete të jashtme”, ka thënë Cakaj në Kanal 10./Gazeta Sinjali/