Sot u dha lajmi se Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim edhe një ish-pjesëtar të UÇK-së, Elmi Bytyqin.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, Elmi Bytqi, thotë se intervistimi i tij do të bëhet në Hagë më 31 tetor dhe nuk ka angazhuar avokat, transmeton Gazeta Sinjali.
Postimi i tij i plotë:
Për ftesën e Bytyqit, është prononcuar edhe kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati. Ai ka thënë se të gjithë të ftuarit e Speciales “do të dalin faqebardhë”./Gazeta Sinjali/