image Bytyçi tregon tri arsyet se pse PDK-ja nuk mori pjesë në takimin e thirrur nga Hoti

Politikë

Bytyçi tregon tri arsyet se pse PDK-ja nuk mori pjesë në takimin e thirrur nga Hoti

news image

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, përmes një shkrimi në Facebook ka treguar se pse partia e tij nuk mori pjesë në forumin e liderëve që e kishte thirrur kryeministri, Avdullah Hoti.

Bytyçi ka theksuar tri arsye se pse PDK-ja nuk mori pjesë në këtë takim.

“Ka munguar ftesa zyrtare nga kryeministri Hoti që qartëson formatin dhe qëllimin e këtij takimi. Takimet e tilla duhet mbahen gjithmonë në hapësirat e Kuvendit të Republikës së Kosovës, aty edhe ku e kanë vendin partitë politike parlamentare. Takimet e tilla nuk duhet të organizohen vetëm për të thënë që jemi duke u angazhuar për një temë të caktuar. Pra, ekspermentimi dhe improvizimi nuk ka vend për tema të rëndësisë së madhe siç është dialogu final në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Bytyçi.

Sipas Bytyçit nuk mund të shkohet në Bruksel për dialog, i papërgatitur dhe pa plan.

“Nuk mund të shkosh në Bruksel për dialog, i papërgatitur, pa plan e pa mbështetje të gjerë të spektrit politik, e pastaj të kthehesh në Kosovë për të organizuar kinse një forum të liderëve për këtë çështje”, ka shkruar ai. /Gazeta Sinjali/