Gazetari Berat Buzhala ka kritikuar përkrahësit e kryeministrit Kurti në lidhje me thirrjen për bojkotim të produkteve serbe, shkruan Gazeta Sinjali.
Buzhala ironizoi me “deklaratat kontradiktore” të përkrahësve të Kurtit. Këta të fundit gjatë kohës që Thaçi e Mustafa ishin kryeministra bënin thirrje për bllokim të mallrave serbe, ndërsa tani bëjnë thirrje që mos të blehen mallrat serbe.
“Servilët e Kurtit: – Kur Mustafa dhe Thaçi ishin kryeministra, u bënin thirrje me i blloku mallrat serbe që po shiten në Kosove; – Kur Kurti është kryeministër, i bëjnë thirrje popullit mos me i ble, bile e fajësojnë pse po blene. Legena jeni”, ka shkruar Buzhala.