image Butrinti publikon foto të reja nga klipi "Pare", ky detaj merr vëmendje

Bota e Yjeve

Butrinti publikon foto të reja nga klipi “Pare”, ky detaj merr vëmendje

news image

Prej datës së publikimit, 17 qershor Butrint Imeri bashkë me Taynën dhe Mozzik, po festojnë suksesin e bashkëpunimit të projektit muzikor “Pare”, raporton Gazeta Sinjali.

Tashmë janë bërë nëntë ditë, nga lansimi i këngës në platforma sociale dhe menjëherë, arriti të bëhet pjesë e këngëve të suksesshme të Butrintit.

Butrint Imeri ka ndarë sot edhe disa imazhe nga prapaskenat e realizimit të klipit të këngës “Pare”, i cili shihet i veshur si çdoherë më stil dhe një kombinim perfekt ngjyrash. Kësaj radhe, krahas veshjes morën vëmendje edhe tatuazhet e veçanta të këngëtarit në duart e tij.

I lumtur për suksesin e arritur me projektin muzikor, artisti i hitit “Dujem”, tregoi se “Pare”, ka kapur 9 milionë shikime në YouTube.

Përveç shifrave të mëdha të shikimeve në projekte muzikore, Butrini gëzon edhe një numër ndjekësish në profilin e tij zyrtar në Instagram. Deri më tani numëron një milion ndjekës.

/GazetaSinjali/