Prej datës së publikimit, 17 qershor Butrint Imeri bashkë me Taynën dhe Mozzik, po festojnë suksesin e bashkëpunimit të projektit muzikor “Pare”, raporton Gazeta Sinjali.
Tashmë janë bërë nëntë ditë, nga lansimi i këngës në platforma sociale dhe menjëherë, arriti të bëhet pjesë e këngëve të suksesshme të Butrintit.
Butrint Imeri ka ndarë sot edhe disa imazhe nga prapaskenat e realizimit të klipit të këngës “Pare”, i cili shihet i veshur si çdoherë më stil dhe një kombinim perfekt ngjyrash. Kësaj radhe, krahas veshjes morën vëmendje edhe tatuazhet e veçanta të këngëtarit në duart e tij.
I lumtur për suksesin e arritur me projektin muzikor, artisti i hitit “Dujem”, tregoi se “Pare”, ka kapur 9 milionë shikime në YouTube.
Përveç shifrave të mëdha të shikimeve në projekte muzikore, Butrini gëzon edhe një numër ndjekësish në profilin e tij zyrtar në Instagram. Deri më tani numëron një milion ndjekës.