Artisti i dashur për publikun, Butrint Imeri po vazhdon të publikojë pamje nga xhirimet e videoklipit të projektit të tij të fundit, i cili pritet të lansohet këtë të dielë, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai nuk ndalet së pruari hite. Kësaj radhe po vjen në bashkëpunim me këngëtaren e njohur, Nora Istrefi. Kënga mban titullin “Dy zemra”.
I veshur në të bardha, herë mbi re e herë nën to, artisti po zgjon kureshtjen e ndjekësve me këto pamje.
Kjo është hera e parë që Butrinti po realizon bashkëpunim me një artiste. /Gazeta Sinjali/