Tre artistët shqiptarë, Ledri Vula, Kida dhe Butrint Imeri, kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.
Ata kanë publikuar këngën e tyre më të re.
Bëhet fjalë për projektin e titulluar “Dale” që bën bashkë për herë të parë të tre këngëtarët.
Duket se projekti i tyre do jetë një hit veror, duke marrë parasysh sukseset e shumta që kanë arritur deri më tani.
Ky projekt do mbahet mend gjatë.
Të tre këta artistë kanë qenë aktivë para fillimit të verës.
Butrinti lansoi këngën “Dujëm”, këngë e cila ka më shumë se 4.5 milionë klikime.
Ledri Vula tashmë ka realizuar dy këngë. “Don mo” që ka më shumë se 8.8 milionë klikime dhe “Marr” që është në bashkëpunim me Majk dhe ka marrë më shumë se 8.6 milionë klikime, këngë kjo e realizuar para dy jave.
Kurse dhe Kida ndërkohë para një muaji ka lansuar këngën në bashkëpunim me Samran me titull “Lila” këngë që ka më shumë se 7.5 milionë klikime. /Gazeta Sinjali/