I njohur për këngët e tij me tematikë dashurinë, të cilat me t’u publikuar shndërrohen në hite të padiskutueshme, Butrint Imeri duket se ka përgatitur edhe një tjetër këngë të tillë për fansat e tij.
Këngëtari këtë të enjte do të lansojë bashkëpunimin e tij me këngëtaren e famshme, Era Istrefi.
Dyshja lajmin e kanë bërë të ditur përmes një fotografie në rrjetin social “Instagram”, nga ku u bë e ditur dhe se xhirimet janë kryer në qytetin e njohur të dashurisë, Parisin e Francës.
Butrinti e Era këngën kanë vendosur ta quajnë “Lonely”; i vetmuar, teksa ora e publikimit është 23:59.
Kënga e fundit e Butrint Imerit ishte para rreth tre muajve, e cila u titullua “Moj Dashni”, këngë që ka grumbulluar plot 30 milionë klikime.
Nga ana tjetër, Era Istrefi këngën e fundit “Ta du” e publikoi para rreth pesë muajve, me 1.6 milionë klikime gjithsej.