image Butrinti dhe Nora publikojnë sot bashkëpunimin e tyre

Bota e Yjeve

Butrinti dhe Nora publikojnë sot bashkëpunimin e tyre

news image

Butrint Imeri edhe kësaj radhe po sjellë një super hit. Duke i bashkuar forcat me Nora Istrefin, ai ka paralajmëruar që sot do të publikohet projekti i përbashkët i tyre.

Kënga e cila titullohet “Dy zemra” publikohet në ora 12:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Butrinti, që nga fillimi i karrierës së tij, në çdo projekt ka sjellë risi dhe ka shënuar suksese të vazhdueshme për periudha të shkurta kohore. Një bashkëpunim në mes këtyre dy artistëve ka kohë që është përfolur, andaj të gjithë mbetemi kuriozë të shohim se çka do sjellin dyshja për publikun.

Kujtojmë se projekti i fundit i artistit titullohet “Si përpara” dhe grumbullon afro 7 milionë klikime në platformën Youtube./ Gazeta Sinjali/

https://www.instagram.com/p/CE2DUYDl3wY/?utm_source=ig_embed
https://www.instagram.com/p/CE3xaX5lFBv/?fbclid=IwAR1D5lac88yuK9A7kWor27_s3fqq8_kBL2kOkvo34_zff1Fz3vFk4r7RwDU