image Butrint Imeri s'e mban vetëm vendin e parë, por 7 vendet e para në "Top Awards"

Bota e Yjeve

Klasifikimi/ Butrint Imeri s’e mban vetëm vendin e parë, por 7 vendet e para në “Top Awards”

news image

Nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e “Top Awards” por Butrint Imeri ka vendosur të sjellë një rekord të ri pasi artisti ka arritur të zërë jo vetëm vendin e parë por 7 vendet e para. Duket se paraqitja e artistit në programin “Shiko Kush Luan” ka dhënë frytet e veta, pasi menjëherë pas kësaj pjesëmarrjeje, fansat e kanë renditur menjëherë në kreun e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare

Pauza e shkurtër e Butrintit në muzikë ka bërë që artisti të jetë më i fuqishëm se kurrë në treg dhe këtë e tregon më së miri ky klasifikim i ditës së sotme.

“M’ke rrejt”, e cila ka 4 javë që i është bashkuar klasifikimit të “Top Awards”, ka dy javë që mban kreun e listës. Ndërsa në vendin e dytë është një ndër bashkëpunimet më të pëlqyera të Butrint Imerit dhe Majk dhe bëhet fjalë për këngën “Sa gjynah”, e cila pavarësisht se ka plot 40 javë në “The Top List”, ajo vazhdon të renditet në zonën e nxehtë. Një tjetër këngë tepër e pëlqyer e Butrint Imerit ka rezultuar edhe “Hajt Hajt” e cila për këtë javë mban vendin e tretë. Edhe pse fillimish kjo këngë u përball me kritika të mëdha për shkak të paraqitjes së Kiara Titos në klip, duket se tashmë fansat e kanë përqafuar vërtet muzikën e bukur të artistit të tyre të preferuar.

Por përvec tre vendeve të para, Butrint ka rrëmbyer edhe 4 pozicionet e tjera dhe janë pikërisht këngët “Bakllava”, “Kush”, “Alea” dhe “Dream Girl” që renditen përkatësisht në vendin e 4-t, 5-të, 6-të dhe 7-të.

Reagimet e fansave për klasifikimin e sotëm janë të jashtëzakonshme, duke u shprehur tepër krenar për këtë arritje të artistit, e cila sigurisht është mundësuar nga votat e mbështetësve të këngëtarit.