Sapo është lansuar një hit i padiskutueshëm i kësaj vere. Butrint Imeri ka lansuar këngën e tij më të re “Dujem”, shkruan Gazeta Sinjali.
Kënga ka një ritëm veror dhe shumë shpejt pritet që të jetë një hit i kësaj vere.
Ai numëron me mijëra fansa që me padurim i presin projektet e tij e të cilat nuk janë të pakta.
Spoti i këngës është po ashtu mjaft i veçantë, pasi që është realizuar në burg. Kënga është punuar nga Çelik Lipa, derisa teksti është shkruar nga Butrint Imeri.
Edhe një herë këngëtari po i këndon dashurisë së ‘humbur’, por që kësaj radhe po e sjellë këngën me muzikë më të përshpejtuar duke iu përshtatur stinës së verës./Gazeta Sinjali/