image Butrint Imeri pozon me plot stil nga makina

Bota e Yjeve

Butrint Imeri pozon me plot stil nga makina

news image

Këngëtari i hitit “Dujem”, Butrint Imeri, përveç zërit të tij të veçantë në skenën muzikore, njihet edhe për stilin e veshjes, raporton Gazeta Sinjali.

Artisti i mirënjohur, dhe i pëlqyer nga fansa të shumtë, në Kosovë dhe Diasporë, është aktiv në rrjete sociale, i cili arrin të publikojë më të rejat nga karriera e tij, por nga jeta private, nuk jemi mësuar të shohim shumë për faktin, se ai e ka mbajtur hermetike jetën private.

Megjithatë me projektet e tij të reja muzikore, këngëtari vazhdon të qëndrojë pranë publikut, gjithashtu edhe me postimet nga përditshmëria.

Së fundmi, në storien e tij në Instagram, ka publikuar një imazh, teksa shihet se ka pozuar nga makina dhe afër saj. I veshur me kostum me ngjyrë të zezë dhe syze, Butrinti ka marrë vëmendje me stilin.

Ndryshe, fansat dhe publiku janë në pritje të lansimit të projektit muzikor të Butrintit në bashkëpunim me Mozzik dhe Taynën, “Pare”.

/GazetaSinjali/