Këngëtari i hiteve të njëpasnjëshme, Butrint Imeri, e ka shfrytëzuar shumë mirë pandeminë. Tre muaj nga projekti i fundit, i cili mori miliona klikime në kanalin YouTube, duket se i kanë ndihmuar Butrintit që të eksperimentojë në karrierën e tij.
Ai ka paralajmëruar se po vjen me një surprizë shumë të madhe për të gjithë ata që e pëlqejnë muzikën e tij.
Projekti “Phantom” do e sjellë Butrintin me një rrymë dhe stil shumë më ndryshe se sa adhuruesit janë mësuar ta shohin, shkruan Gazeta Sinjali.
Jo vetëm stili dhe rryma e muzikës do të jenë befasitë e këtij super projekti.
Në trailerin e publikuar një orë më parë nga Butrinti në “Instagram” duket se edhe videoklipi i kësaj kënge do të jetë i veçantë.
Në këtë projekt Butrinti ka zgjedhur modelen bukuroshe dhe super seksi, Arta Nitaj, e cila sa shihet në 21 sekondat e trailerit, do të vie me skena super të nxehta.
Bashkëpunimi mes dyshes pritet të jetë një bombë në stinën e ftohtë të dimrit.
Gazeta Sinjali do të sjellë shumë shpejt një surprizë për adhuruesit e Butrint Imerit./Gazeta Sinjali/