Krijuesi i shumë hiteve, Butrint Imeri, jo rrallë herë përfolet edhe për jetën e tij private. Këngëtari i njohur prej muajsh ka qenë në fokusin e mediave rozë për ‘lidhjen’ e tij me moderatoren shqiptare, Kiara Tito, por asnjëherë s’ka patur asgjë zyrtare sepse ata nuk e kanë pranuar romancën mes tyre.
Edhe pse dyshja nuk preferojnë të flasin për jetën e tyre private, postimet që ata i bëjnë kohë pas kohë në Instagram vërtetojnë se këngëtari dhe moderatorja po kalojnë kohë në të njëjtin vend.
Fotografitë më poshtë ‘flasin’ se dyshja aktualisht po kalojnë pushimet në njërën nga plazhat më të bukura të bregdetit të Shqipërisë.
Sipas fotografive që po postojnë, Butrinti dhe Kiara ndodhen në Dhërmi. /Gazeta Sinjali/