image Butrint Imeri përfundon xhirimet e projektit “Kallma Cigaren", publikon fotografi

Bota e Yjeve

Butrint Imeri përfundon xhirimet e projektit “Kallma Cigaren”, publikon fotografi

news image

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri po vazhdon të jetë një ndër emrat më të suksesshëm dhe më aktiv të estradës. Krahas angazhimeve me koncerte dhe mbrëmje muzikore, artisti po punon edhe për projekte të reja.

Që disa ditë Butrinti ka paralajmëruar fansat se projekti muzikor “kallma cigaren” po vjen, teksa sot ka njoftuar se kënga është finalizuar sa i përket xhirimeve të klipit.

Në llogarinë e tij në Instagram, Butrinti ka publikuar një foto me mbishkrimin “Finish”, duke bërë të ditur se gjithçka është gati.

Një pjesë e këngës “Kallma cigaren” tashmë është bërë virale në TikTok dhe tregon se kjo këngë do t’i ‘kallë’ fansat e tij ashtu siç është edhe teksti.

“Na na na kallma xhan, kallma cigaren xhan, po m’djeg mu si duhan, shpirtin ti po ma han“, siç duket është refreni i këngës.

319729521 5673154366131093 7228440543611846083 n

/GazetaSinjali/