Butrint Imeri është njëri prej këngëtarëve më të dashur njëherësh edhe më të kërkuarit shqiptar.
Ai me ëmbëlsinë dhe zërin unik, ka arritur të bëjë për vete një numër të madh të fansave, transmeton Sinjali.
Së fundmi, këngëtari ka nisur pushimet dhe ka zgjedhur si destinacion ishullin e bukur në Greqi, Santorinin.
Këtë e ka bërë të ditur vetë artisti përmes disa videove të publikuara në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi 807 mijë ndjekës.
Ai ka zgjedhur që të mos vendosë përshkrime në asnjërën prej videove të publikuara, kështu duke lënë të nënkuptohet që është duke i shijuar në maksimum këto pushime.
Artisti nuk ka bërë me dije se me kë ka udhëtuar për në Greqi dhe mbetet të shihet në ditët në vazhdim nëse do të publikojë ndonjë imazh me dikë, apo do të tregojë që ka vendosur t’i kalojë i vetëm këto pushime.
Kujtojmë që Butrinti në sezonin e verës për çdo natë ishte i angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore. Krahas këtyre angazhimeve, artisti arriti të publikojë edhe projekte muzikore, të cilat u shndërruan në hite.
Përveç pushimeve, Butrint Imeri është edhe duke e shijuar suksesin e këngës së fundit “Dream Girl” në bashkëpunim me Nimon. Kënga është publikuar më 1 gusht dhe deri më tani numëron mbi 7 milionë klikime në kanalin Youtube./Sinjali/