Artistët e njohur shqiptarë si: Butrint Imeri, Mozzik, Dafina Zeqiri dhe Melinda Ademi, janë më të kërkuarit në kanalin YouTube, në shtetin e Zvicrës.
Këtë e ka bërë të ditur Butrint Imeri përmes një imazhi të shpërndarë në rrjetin social Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.
“Zvicra #1”, ka shkruar ai sipër imazhit duke e bashkangjitur me një emotikon të habitur.
Menjëherë pas Butrintit që mban “fronin” me “M’ke rrejt” për këngën më të kërkuar në Zvicër, renditet Mozzik me këngën “Zemra Ime”. Dafina Zeqiri me “Vuj vuj vuj” renditet e treta, teksa e katërta është rep-artistja Melinda Ademi me këngën “Karma”.
Kujtojmë se të gjithë këta artistë kanë publikuar këto projekte muzikore javën e kaluar, kështu duke lënë të kuptohet që këngët janë pritur mjaft mirë nga publiku./Gazeta Sinjali/