Këngëtari, Butrint Imeri vazhdimisht po bëhet njëri nga artistët e estradës me numrin më të madh të fansave, e kjo gjë po bëhet e ditur çdo ditë me numrin e pjesmarrësve në mbrëmjet e tij muzikore, raporton Gazeta Sinjali.
Butrinti së fundmi, ka shkëlqyer me performancën e tij në klubin ‘Gate’ në Prishtinë.
Përveç paraqitjes së veçantë si çdoherë, artisti shumë i dashur për publikun iu bëri fansave të tij edhe një surprizë të bukur.
Ai prezantoi njërën nga këngët e tij bashkë me publikun, derisa fansat brohoritnin nga entuziazmi duke e dëgjuar.
Këngën ‘Anlasana’, Butrinti zgjodhi ta këndoi dhe u mirëprit shumë mirë nga fansat e tij në Prishtinë.
Ndryshe, Butrint Imeri sonte do të performojë në Suharekë, natyrisht se edhe aty pritet një atmosferë e jashtëzakonshme.