Këngëtari i famshëm Butrint Imeri, ka lansuar këngën e re të quajtur “Kuku”, një projekt të cilin fansat e tij e kanë pritur që shumë kohë, shkruan Gazeta Sinjali.
Suksesi i artistit, nuk ka të ndalur, pasi që brenda vetëm 20 orëve të para që ka publikuar këngën në kanalin YouTube, ka arrit të mbledh mbi 1 milion e gjysmë shikime, madje afër 90 mijë pëlqime.
Përveç kësaj, Butrinti tashmë ka prekur majat edhe në top listat gjermane, kështu duke u renditur si njëri ndër këngëtarët më të dashur jo vetëm për audiencën shqiptare, por edhe për atë gjermane.
Ylli i Hip-Hopit është renditur i pari në listë në Shqipëri, Austri, Zvicër dhe Maqedoni, ndërkaq në Gjermani e gëzon pozitën e dytë.
Madje, kënga “Kuku”, po dëgjohet edhe në Itali dhe Slloveni, duke u renditur në pozitën e 9 në të dyja vendet.
Butrinti shkëlqeu edhe gjatë verës duke iu ofruar fansave të tij një hit të quajtur Dale, që e solli në bashkëpunim me Kidën dhe Ledri Vulën. /GazetaSinjali/