image Butrint Imeri elektrizon publikun në mbrëmjen muzikore në Brescia

Bota e Yjeve

Butrint Imeri elektrizon publikun në mbrëmjen muzikore në Brescia

news image

Tashmë sezona e verës vetëm se ka nisur dhe artistët e estradës kanë filluar mbrëmjet muzikore, raporton Gazeta Sinjali.

Këngëtari i mirënjohur dhe shumë i dashur për publikun Butrint Imeri është njëri nga artistët e estradës i cili pa dallim stine ka mbrëmje muzikore e veçanërisht sezonës së verës.

Artisti së fundmi ka mbajtur mbrëmje muzikore në Brescia të Italisë teksa është pritur jashtëzakonisht mirë nga fansat shqiptarë atje.

Butrinti ka publikuar video në storien e tij në Instagram nga mbrëmja muzikore ku shihet se ka interpretuar disa nga projektet e tij dhe publiku ka kënduar bashkë me të.

I mahnitur nga mënyra e pritjes, Butrint Imeri ka shkruar se ka mbetur pa fjalë.

Njëra nga këngët të cilën e ka interpretuar mbrëmë ka qenë “Kuku”, këngë kjo e cila ka emocionuar publikun dhe kanë kënduar bashkë me Butrintin.

Theksojmë se, kjo nuk është hera e parë që Butrint Imeri ka një numër të madh fansash të ftuar në mbrëmjet e tij muzikore dhe përveç angazhimit të tij brenda vendit ai është i angazhuar edhe jashtë trojeve shqiptare.

Ndryshe, projekti i fundit muzikor i Butrintit është bashkëpunimi me reperin Don Xhon “Corazon”.

Se si është pritur ai mbrëmë në Brescia mund t’i shihni videot më poshtë.

/GazetaSinjali/