Butrint Imeri dhe Ermal Fejzullahu i kanë bashkuar forcat për ta sjellë versionin e ri të hitit të dikurshëm, “Për një dashuri”.
Për përpunimin e muzikës është kujdesur producenti Rzon.
Projekti do të vijë i kompletuar edhe nga ana vizaule, ndërsa regjinë e videoklipit e ka bërë Valon Aziri.
Kënga së bashku me videon muzikore do të lansohet të mërkurën (19 shkurt) në orën 15:00.
“Këngën time të preferuar, ‘Për një dashuri’, e kemi përpunuar bashkë me Ermalin, një version të ri që publikohet këtë të mërkurë (19 shkurt) ora 15:00”, ka shkruar Butrinti në InstaStory.