Reperi i njohur me emrin skenik Buta, ka ndarë me fansat e tij një foto ku shihet pranë “dashurisë” së tij, mikrofonit, shkruan Gazeta Sinjali.
Duke u shprehur se është i palodhshëm, reperi dha dritën e gjelbër të ndonjë projekti që ai po punon.
Këngët e tij dijnë të jenë të veçanta, ashtu si vetë stili i reperit.
Tekstet thumbuese dhe stili unik që Buta ka, e bëjnë atë të duket më ndryshe se reperët tjerë.
Para pak kohësh Buta ka funksionalizuar studion e tij personale me njerëzit e afërm të quajtur “UP TOWN”.
Kuptohet që nga kjo studio do të punohen projektet e tij dhe jo vetëm, ka shumë artista që po punojnë këngët e tyre në studion e reperit Buta.
Në postimin e fundit Buta, tregoi se projekti po vjen dhe fansave iu mbetet të presin./Gazeta Sinjali/