Pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim të ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla në seancë, Gazeta Sinjali ka kontaktuar Sveçlën për të marrë një deklaratë për mungesën e tij.
Por ministri ka qenë i paqasshëm në thirrjet e Gazetës Sinjali. Secilën telefonatë të redaksisë ai e ka injoruar, duke e ndalur telefonin.
Vendimin për ta dërguar me forcë në seancë e ka marrë gjykatësi i rastit Eroll Gashi, raporton Betimi për Drejtësi.
Përveç Sveçlës, urdhëresa është nxjerrë edhe pasi që për të akuzuarin Agron Kabashi, pasi sipas gjykatës kishte prova se të njëjtit ishin ftuar në mënyrë të rregullt ndërsa mungesën e tyre nuk e kanë arsyetuar.
Ndryshe, Xhelal Sveçla, Dardan Molliqaj dhe 12 të tjerë akuzohen se në qershor të vitit 2013 kishin gjuajtur gurë, ngjyrë, sfera të qelqit e mjete piroteknike në drejtim të policëve, duke iu shkaktuar lëndime të lehta trupore katër pjesëtarëve të Policisë.