Një burrit në Moskë të Rusisë iu është konfiskuar vetura, të cilën e kishte modifikuar vetë, për ta bërë të ngjashme me atë që e përdor Batman.
Makina e quajtur “Batmobile” u ndalua nga autoritetet, pasi sipas tyre ka shkelur rregullat e sigurisë në rrugë.
Sipas BBC, përmasat e automjetit janë jashtë standardit të një makine normale dhe kjo përbën rrezik në qarkullim.
Gjithashtu, 32-vjeçari nuk kishte dokumentacione të rregullta për automjetin dhe se ajo nuk është regjistruar në asnjë prej kompanive të prodhimit në vend.
Tashmë ai përballet me 3 akuza, të mungesës së dokumenteve, përmasat dhe pesha e madhe e makinës si dhe të shkeljes së rregullores së sigurisë në rrugë./Gazeta Sinjali/