Një rast i dhunës në familje është raportuar të mërkurën rreth orës 21:00 në Prishtinë.
Një burrë ka denoncuar në Polici ish-bashkëshorten e tij, nga e cila thotë se është kanosur përmes rrjeteve sociale, raporton Gazeta Sinjali.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se e dyshuara nuk është arritur të kontaktohet.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përmes rrjeteve sociale ishte kanosur nga ish bashkëshortja e tij kosovare. E dyshuara nuk është arritur të kontaktohet. Rasti vazhdon në procedure të rregullt”, thuhet në njoftim.