Martesa e saj bëri shumë bujë vite më parë.
Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj i dha fund beqarisë në vitin 2015, duke kurorëzuar dashurinë e saj me martesë me një prej milionerëve më me influencë në Amerikë, Sam Nazarian.
Ajo ka dy vajza me biznesmenin iranian, dhe është mjaft e hapur sa i përket jetës së saj private të cilën nuk heziton ta ekspozojë në rrjetet sociale.
Emina ka treguar se është shumë e thjeshtë në përditshmëri dhe bën maksimumin që fëmijët e saj të rriten në një ambient sa më të mirë.
Ndonëse është gruaja e një milioneri, Emina duket se nuk preferon që të ketë ndihmëse në shtëpi, apo dikë tjetër që t’ia kryejë punët e shtëpisë, pasi e bën vet një gjë të tillë.
Ajo ka publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram një video nga përditshmëria, ku shfaqet teksa pastron shtëpinë e saj.
Javë më parë, Çunmulaj ishte prezente në vendlindjen e saj në Malësi, ku nuk hezitoi të ndante me fansat imazhe edhe nga punët që kryente me familjarët e saj në bujqësi.