image Burri vrau ish-gruan në një sallon bukurie në Tajlandë

Politikë

Botë/ Burri vrau ish-gruan në një sallon bukurie në Tajlandë

news image

Një person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur nga një gjuajtje masive që ndodhi sot në një qendër tregtare në Bangkok të Tajlandës.

Një burrë, Danusorn Nooncharoen, vrau ish-gruan e tij në një sallon bukurie, ku viktima punonte dhe e gjuajti me armë zjarri, transmeton Gazeta Sinjali.

Policia ka identifikuar sulmuesin dhe është në kërkim të tij, ai ka ikur nga vendi i ngjarjes  dhe  është në arrati.

Kujtojmë se dhjetë ditë më parë, një ushtar vrau të paktën dhjetë njerëz në një qendër tregtare në Tajlandë./Gazeta Sinjali/