Një person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur nga një gjuajtje masive që ndodhi sot në një qendër tregtare në Bangkok të Tajlandës.
Një burrë, Danusorn Nooncharoen, vrau ish-gruan e tij në një sallon bukurie, ku viktima punonte dhe e gjuajti me armë zjarri, transmeton Gazeta Sinjali.
Policia ka identifikuar sulmuesin dhe është në kërkim të tij, ai ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe është në arrati.
Kujtojmë se dhjetë ditë më parë, një ushtar vrau të paktën dhjetë njerëz në një qendër tregtare në Tajlandë./Gazeta Sinjali/