Policia e Kosovës njofton se dje është raportuar për një dhunë në familje në Podujevë, raporton Gazeta Sinjali.
Burri dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj gruas së tij, ku kjo e fundit ka informuar Policinë dhe pas ngjarjes ka shkuar tek familjarët e saj.
“Podujevë 02.09.2020 – 16:00. Viktima femër kosovare ka informuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K-Shqiptar kishte ushtruar dhunë psikike. Viktima ka shkuar tek familjarët e saj”, thuhet në raportin e PK-së.
I dyshuari gjendet në arrati, kurse rasti është duke u hetuar. /GazetaSinjali/