image Burri tenton të vjedhë arkivolin e Mbretëreshës Elisabeth, shokohen njerëzit në Wastminster

Botë

Burri tenton të vjedhë arkivolin e Mbretëreshës Elisabeth, shokohen njerëzit në Wastminster

news image

Policia ka arrestuar një burrë që tentoi të rrëmbejë arkivolin e Mbretëreshës. Oficerët e ulën burrin përtokë gjatë incidentit, i cili ndodhi rreth orës 22:00 në Westminster Hall të premten.

Ai shtyu me forcë njerëzit që ishin në rradhë për të kryer homazhet dhe kur arriti atje u përpoq të ngrinte arkivolin e Mbretëreshës.

Pamjet para dhe pas incidentit tregojnë se arkivoli mbretëror dhe flamuri zyrtar i sovranes ishte zhvendosur.

Qindra mijëra persona mendohet se kanë kaluar nëpër sallë në dy ditët e fundit, pavarësisht nga radhët që zgjasin deri në 24 orë.

Ata mbetën dukshëm të shokuar gjatë incidentit të së premtes mbrëma, që ndodhi vetëm disa orë pasi Mbreti Charles dhe familja e tij mbajtën një vigjilje për nder të Mbretëreshës.

Krahas vëllezërve dhe motrave Anne, Andreë dhe Edëard, monarku i sapokurorëzuar qëndronte roje pranë arkivolit të nënës së tij.

Mbrëmë, një dëshmitar që pa incidentin tregoi se çfarë ndodhi ato momente.

“Ne e pamë atë (burrin) në radhë që nga fillimi i radhës dhe gjatë gjithë ditës, ai ishte vetëm.

Kur u futëm në dhomë ishim në krye të shkallëve kur pamë incidentin. Një zonjë bërtiti ndërsa rojet e ndaluan atë me shpejtësi,” tha ai.

/GazetaSinjali/